Këto pamje të papublikuara më parë, rikthejnë edhe njëherë në vëmendje zhvillimet që tronditën Maqedoninë e Veriut 3 vjet më parë.
Bota nuk do t’i rikthehet normalitetit të mëparshëm në një të ardhme të parashikuar, theksoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë pas një dite rekord me 230 000 raste me koronavirusin e ri.
“Virusi mbetet armiku publik numër një, por veprimet e shumë qeverive dhe personave nuk e pasqyrojnë këtë”, deklaroi për median drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus duke nënvizuar se shumë vende po shkojnë në drejtim të keq.
Pas mbylljes se kufirit nga BE, qytetarët shqiptarë nuk mund të futen edhe në Hungari.
Qeveria e Hungarisë ka vendosur këtë masë në kundër të protokolleve anti-covid.
Për herë të parë që kur shpërtheu pandemia, Presidenti Trump është shfaqur me maskë në publik. Presidenti ishte të shtunën në spitalin ushtarak Walter Reed për t’u takuar me ushtarë që mjekohen atje dhe personel mjekësor që kujdeset për pacientë me COVID dhe këtë radhë ishte në përputhje me udhëzimet e zyrtarëve të shëndetësisë për vënien e maskave si një ndër masat kritike për të parandaluar përhapjen e infeksionit.
Presidenti Donald Trump thotë se do të nënshkruajë së shpejti një urdhër ekzkutiv për imigracionin që përfshin një mundësi për shtetësi për të rinjtë e ardhur ilegalisht në SHBA në moshë të mitur.