
Ne perfundim te audiences se pergjithme, mbajtur te merkuren ne prag te Festes se madhe te Krishtlindjes, Papa Françeku u drejtoi pershendetjen e tij te perzemert gjithe besimtareve. Duke u ngjare barinjve - i ftoi Ati i Shenjte besimtaret - vraponi edhe ju drejt Shpelles se Shenjte: “Jezusi ju pret per t’ju dhuruar driten e Tij e paqen e tij. Ai deshiron ta pasuroje jeten tuaj me dashurine e Tij, me hirin e Tij”.