
Pershendetje, kontakto ne Whatsapp nese keni biznes dhe doni ta reklamoni !
Spanja do te krijoje nje regjister te njerezve qe refuzojne te vaksinohen kunder koronavirusit dhe ta shperndaje ate me shtetet e tjera te Bashkimit Evropian, ka thene Ministri i Shendetesise. Salvador Illa tha se lista nuk do t’i jepet qytetareve apo punedhenesve.
Kreu i Organizates Boterore te Shendetesise po ben thirrje per intensifikim te studimit te sekuences gjenetike te koronavirusit pas zbulimit te varianteve te reja ne Britani dhe Afriken e Jugut. Drejtori i Pergjithshem i OBSH-se Tedros Adhanom Ghebreyesus tha gjate nje konference shtypi ne internet te henen nga Gjeneva se, “vetem nese vendet shqyrtojne dhe testojne ne menyre efektive, do te jene ne gjendje te zbulojne variantet dhe te hartojne strategjite per t’i perballuar ato”, njofton Zeri i Amerikes.
Kuvendi i Kosoves do te mblidhet sot ne nje seance te jashtezakonshme per te votuar Projektligjin mbi ndarjet buxhetore per Buxhetin e Republikes se Kosoves per vitin 2021. Po ashtu ne kete seance do te votohen edhe Marreveshjet Nderkombetare. Seanca pritet te mbahet ne ora 11:00.