
Vaksinimi ne disa pjese te Evropes eshte ngadalesuar dhe ne disa raste eshte ndalur krejt per shkak te reduktimit te furnizimeve me vaksinen e Pfizer dhe Biontech. Kompania farmaceutike amerikane tha se eshte detyruar te nderprese furnizimet perkohesisht ne nje kohe kur rastet ne shume vende evropiane rriten. Gjermania ka arritur kuoten e 50 mije viktimave dhe Spanja ka pare shifra rekord infektimesh. Italia dhe Polonia kane kercenuar me aksione ligjore pas reduktimit te vaksinave.