
Pershendetje, kontakto ne Whatsapp nese keni biznes dhe doni ta reklamoni !
Nje eksperiment ne Mbreterine e Bashkuar ka nisur per te pare nese dhenia njerezve te vaksinave te ndryshme te COVID ne dozen e pare dhe te dyte funksionon po aq sa dhe ajo qe po ndodh aktualisht: perdorimi i te njejtes vaksine me dy doza, njofton BBC.
Presidenti amerikan Joe Biden do te percaktoje tonin e politikes se tij te jashtme gjate fjalimit te pare madhor te enjten ne Departamentin e Shtetit, njofton Zeri i Amerikes. Megjithese komentet e tij mund te mos pershkruajne hollesisht qasjen e re te Shteteve te Bashkuara ndaj kundershtareve si Kina, Koreja e Veriut, Rusia dhe Irani, zoti Biden pritet te paraqese vizionin e tij per te intensifikuar bashkepunimin me aleatet per t'u perballur me sfidat e perbashketa globale.
Dy agjente te FBI-se jane vrare dhe tre te tjere jane plagosur gjate nje shkembimi zjarri ne Florida ndersa zbatonin nje urdher kerkimi, sipas FBI. Te shtenat me arme filluan rreth ores 06:00 me kohen lokale (11:00 GMT) ne qytetin Sunrise ndersa agjentet po hetonin nje "rast te krimeve te dhunshme kunder femijeve".