ËNDERRAT QE FILLOJNE ME SHKRONJEN "DH"

DHA dh letters

DHELPËR
Në qoftë se shihni dhelpër, do të përballoni siç duhet, shpifjet e një shoku tuaj. Në qoftë se kapni dhelpër në çark, do të shpëtoni nga një rrezik i madh, në qoftë se vrisni dhelpër pa dashur, me mendjelehtësinë tuaj u jepni kundërshtarëve shkak për të shpifur kundër jush. Në përgjithësi ëndërrat me dhelpra fshehin djallëzi.

DHEN
Në qoftë se shikon se ruan kope me dhen, do të keni fitime të mëdha nga aktivitetet tuaja profesionale. Në qoftë se shihni thjesht dhen ose dhen që ikin, do të humbni para në lojërat e fatit.

DHËMBI
Ju pret shëndet dhe lumturi Në qoftë se shihni se keni dhëmbë të bardhë e të bukur. Parashikohen fitime dhe ngritje profesionale. Në qoftë se shihni që ju dhëmbin dhëmbët, do të keni zhgënjim në dashuri. Në qoftë se janë të prishur, do të hidhëroheni nga njeriu që dashuroni. Në qoftë se shihni që ju heqin dhëmb, ose që humbni dhëmbët, kujdes pasi parashikohet vdekje.

DHËNDËR
Në qoftë se sheh që je veshur dhëndër, një sëmundje e rëndë ju pret, në qoftë se shihni që flisni me dhëndrin tuaj, do të keni grindje familjare, në qoftë se shihni që bëheni dhëndër, do të thotë vdekje e një njeriu të afërm.

DHIJA
Në qoftë se ëndërroni dhi, do të njihni dashurinë dhe lumturinë në jetë. Do të lidheni me njeri të sjellshëm dhe sentimental. Do të martoheni shpejt dhe do të kaloni mirë. Në qoftë se shihni që pini qumësht dhije, mos t’u frikësoje asgjë. Dhija do të thotë shëndet i mirë. Dhitë në ëndërr, do të thonë sukses profesional. Në qoftë se mjelni dhi, do të keni shumë fitime.

DHIMBJE
Në qoftë se sheh në ëndërr se diku të dhëmb, do të keni shëndet, në qoftë se të dhëmb koka, do të keni një fatkeqësi në familje, në qoftë se të dhemb zemra, do të sëmureni rëndë. Në qoftë se ju dhëmb fyti, do t’u kërkojnë paratë që keni marrë borxh.
DHIMBJE KOKE
Në qoftë se shikon sikur ke dhimbje koke, do të të largojnë borxhmarrësit e tu.

DHOMË
Në qoftë se ke dhomë të madhe dhe të bukur, do të bësh të mira dhe do të keni sukses në punë dhe do të shpërblehesh për këtë. Në qoftë se shembet, do të keni fatkeqësi ekonomike dhe nëse jeni të martuar të prisni divorc.

DHURATË
Në qoftë se shihni që merrni dhurata nga një grua e martuar ose jo, do të keni sukses në dashuri, në qoftë se merrni dhuratë nga ndonjë i pasur ose tjetër njeri, do të keni lumturi të papritur, në qoftë se merrni dhuratë nga një i varfër, gjendja juaj ekonomike do të keqësohet, në qoftë se shikoni që ju jepni dhuratë, do të merrni një lajm të mirë.

DHURIM
Në qoftë se dhuron do të çlirohesh nga një veprim të keq që ke bërë.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.