Ronaldo video per femijet ne Siri: Ju jeni heronjte

0.7Ronaldo52154

Çdo ditë e më shumë lotët dhe britmat e fëmijëve në Siri po prekin zemrat dhe veshët e shurdhët të një bote thuajse indiferente. Mizoria e politikave i bën të pafuqishëm njerëzit që nuk kanë forcë tjetër veç solidaritetit me dhimbjen.
 
Një dedikim në mbështetje të fëmijëve në Siri ka ardhur edhe nga futbollisti Cristiano Ronaldo.
  
“Kjo është për fëmijët në Siri. Ne dimë që ju keni vuajtur shumë. Unë jam një futbollist i famshëm por ju jeni heronjtë e vërtetë. Mos e humbisni shpresën, bota është me ju. Ne kujdesemi për ju, unë jam me ju”, shprehet Ronaldo.
 
Lufta nuk zgjedh, kushdo prej nesh mund të ishte viktimë e arbitrariteteve që marrin jetë të pafajshme.

Por duket se njerëzimi po shikon gjithnjë e më shumë pragun e tij më të afërt dhe më tepër se me përpjekjen për të kuptuar apo vuajtur dhembjen e tjetrit, shpreson që lufta të jetë sa më larg tij.

LEXO TE NGJASHME

0.447 video e dites

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.