I kollitet në fytyrë, i moshuari rreh të riun në ashensor

jpg kollitja 750x430

Një ngjarje e pazakontë është filmuar në SHBA. Video e cila ka bërë xhiron e rrjetin tregon përplasjen mes një të riu dhe një të moshuari.

Incidenti ka ndodhur në ashensor ku i riu filloi të kollitej përpara të moshuarit.

Situata e pandemisë ka vendosur edhe rregulla të reja që kanë ndikuar drejtpërdrejtë në jetën e gjithsecilit, pasi është bërë e detyrueshme që të mbahet maskë në ambiente të hapura dhe mbyllura.

Gjendja mes personave është përkeqësuar, pasi i riu ka provokuar me sjelljen duke vazhduar t’i kollitej të moshuarit në fytyrë.

Por në ashensor ishin tre persona dhe të riut që kollitej i është kërkuar të respektonte protokollin e sigurisë, gjë të cilën ai nuk e ka bërë.

Madje në një moment siç shihet edhe në video ka hequr maskën dhe i kollitet drejt në fytyrë.

Por sapo është hapur dera e ashensorit i moshuari duket se nuk ka mundur të përmbajë veten dhe e ka rrahur djalin.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.