Video/ Festa masive në vendin e origjinës së koronavirus

640 0

Pamje shqetësuese kanë ardhur nga vendi i origjinës së Coronavirus, Wuhan në Kinë ku qindra të rinj festojnë ngjitur me njëri-tjetrin.

Ata shihen pranë njëri-tjetrit në parkun e pishinave në Wuhan dhe nuk duan t’ja dinë për distancim social.

Pamjet janë filmuar në fundjave në kompleksin Wuhan Maya Beach Park dhe sugjerojnë se notarët e kanë harruar tashmë rrezikun e infeksionit.

Të rinjtë shihen që qëndrojnë thuajse faqe më faqe, teksa ndjekin performancat dhe freskohen në nxehtësinë e verës.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.