Pamje te frikshme nga stuhia “Ciara” ne Angli, avionet “i merr era”

avioni angli2020

Stuhia “Ciara” ka goditur Britanine dhe disa vende te BE. Mediat në vend kanë publikuar edhe shkatërrimet që ka shkaktuar kjo stuhi e fuqishme, ndërsa paralajmërojnë se të hënën dhe të martën do të ketë edhe forcën më të madhe të goditjes.

Në një video të postuar në mediat britanike, shihen momente të frikshme ku një avion vërtitet në ajër nga era e fortë. Në disa momente duke sikur do të rrëzohet por më pas vijon udhëtimin shumë ulët me tokën.

Për shkak të kësaj stuhie në Britaninë e Madhe janë ndërprerë udhëtimet me tren, fluturimet dhe udhëtimet me traget. Stuhia ka një forcë të regjistruar prej 129 km/h. Të paktën 10 kompani hekurudhore kanë shpallur publikisht lajmërimin e ndërprerjes së udhëtimeve.

Aeroporti i Londrës “Heathrow” dhe disa kompani ajrore, kanë zgjedhur t’i unifikojnë fluturimet për të reduktuar numrin e atyre që do të eliminohen.
Ndërsa kompania “British Airways” ka vendosur t’i transferojë pasagjerët në aeroporte të tjerë. “Virgin Airlines” i ka anuluar disa udhëtime. Uragani Ciara pritet të sjellë shira dhe rrebeshe të fortë.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.