“Ç’punë ke ti me Luizin”, publikohet telefonata e Oltës me Dorin brenda BBV: Ai bën garën e vetë

 640 0 64258d53b00c0

Në prime-in e fundit të Big Brother VIP, Arbana Osmani i komunikoi banorëve sulmin kriminal që tronditi godinën e Top Channel mesnatën e së dielës.

Të tronditur nga ky lajm, banorët u vunë përballë pyetjes nëse ndihen të sigurt për ta vazhduar lojën e tyre.

Për të qenë më të qartë atyre i është lejuar biseda me në familjarë. Sot Olta ka bërë telefonatën e saj me bashkëshortin, Dori.

Ky i fundit ka kaluar përtej arsyes së telefonatës duke tentuar t’i japë mendimin e tij në lidhje me Luizin dhe lojën e partneres së tij.

“Big Brother-in nuk e ke me Luizin, e ke me publikun. Ç’punë ke ti me Luizin. Luizi bën garën e vet, ti tënden.

Secili ka garën e vet”, pas këtij komunikimi produksioni ka ndërprerë telefonatën e Oltës me Dorin.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.