FOTO/ Vjen në jetë vajza e Kiara Titos dhe Luiz Ejllit, zbulojnë emrin e veçantë të vogëlushes

 

LUIZI

 
Çifti shumë i dashur për publikun, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë bërë prindër për herë të parë, me një vajzë.
Lajmin e kanë konfirmuar vetë ata, në një postim në Instagram, ku duket dora e të dyve që mbajnë gishtat e vogëlushes. “Luna Mari Ejlli 30.04.2024”, shkruajnë ata, duke zbuluar kështu emrin e veçantë të saj.

Ata janë njohur në edicionin e dytë të Big Brother VIP, në një rrugëtim të vështirë, por që ia dolën që të krijonin një lidhje dashurie të kurorëzuar me martesë, në natën finale, ku Luiz Ejlli fitoi çmimin e madh.

Gjithçka ndodhi në syrin e publikut, të ndjekur nga miliona shqiptarë, duke krijuar kështu fansa dhe ndjekës suportues, kuriozë për jetën e tyre. Çifti edhe pas daljes nga BBV, kanë qenë aktiv në rrjetet e tyre sociale, duke ndarë momente të bukura mes tyre.

Screenshot 4 30 2024 5 10 51 PM

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.