Nga Artan Fuga/ Uaa! Prej dy bizbiqëve, horrave a rusëve, u dashka të ringremë industri armatimi?!

aaaaauto fuga31661147181

Uaaaaaaaaa! Nuk kuptoj gjë! Kokërr gazetari nuk e lejojnë të pyesë: Ore çfarë lidhjeje ka sulmi i dy vetëve, spiunë, majmunë, karaburunë, ndaj rojeve të një godine, me domosdoshmërinë e ringritjes të industrisë të armatimit!

Nga media marrim vesh që nja dy bizbiqë të huaj, nja dy horra, rusë, a ku e di unë çfarë, sulmuan me spray rojat e një ndërtese në Gramsh a Poliçan, nuk e kujtoj mirë.
Zoti Peleshi si Ministër i mbrojtjes paska thënë, si përgjigje që kjo tregon se ne duhet ta rinisim dhe zhvillojmë industrinë e armatimit!

Mungon një hallkë në arsyetimin shkak - pasojë mo!

Se sipas kësaj i bie që poqese ndokush sulmon ta zemë rojet e Kurumit në Elbasan, duhet të rihapim metalurgjikun, poqese sulmon ndërtesën e Tv News 24 te autotraktorët duhet të rifillojmë të rihapim uzinën dhe të prodhojmë traktorë, etj!

Ore në fund të fundit unë nuk jam kundër, por arsyeja për ta hapur nuk ka pikë lidhje logjike me ndodhinë!

Mos duhet të rivëmë studimin e Platonit dhe Aristotelit me detyrim si zborr që të vijmë në parametra logjike të kuptueshëm???

Ore po nuk kuptoj gjë fare, po fareeeeee! Në fakt e kuptoj por nuk po e them!

LEXO TE NGJASHME

BIZNESE TE REKOMANDUARA

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.