Nga Oerd Bylykbashi/ Alea iacta est - Zaret u hodhën

bylykbashiii

Pa kthyer kokën pas e pa folur, Çezari i dha shenjë kalit dhe kaloi lumin e vogël Rubikon.

Senati i Romës e kishte damkosur për tradhti, edhe pse ai kishte luftuar për Romën. Të kapërceje Rubikonin me ushtri, të damkoste si armik, destabilizues të Republikës.

Pa folur, në atë moment mijëra legjionarë kapërcyen Rubikonin pa folur, por me besim.

Një ditë pas protestës madhështore të 7 korrikut, një zyrtar i huaj, dukshëm i surprizuar nga protesta, bëri pyetjen: A ka kuptim që një person i shpallur “non grata” për korrupsion të thërrasë një protestë antikorrupsion?!

Sigurisht, i thashë, kur njerëzit të besojnë. Besojnë se qeveria është ajo e korruptuara, dhe ajo duhet rrëzuar.

Numrat e asaj proteste dje tregojnë që e besuan Berishën kur tha: Hapni negociatat me Shqipërinë që të ketë më shumë kontroll mbi qeverinë. Kjo do të thotë më shumë luftë anti-korrupsion pa dallim.

Është çështje besueshmërie. Përndryshe “non grata” bëhet si “Të gjithë fajin e ka Saliu”.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.