Nga Sali Berisha/ Rama, vasali që për padronin shkelmon interesat e kombit të vet!

rama 2321515

Rama sfidon e kërcënon edhe Europën: Mos e mërzisni padronin tim se Ballkani destabilizohet.

Edi Rama provohet çdo ditë si vasal i shpifur i padronit të tij Aleksandër Vuçiç.

Ai në takime bi- dhe multilaterale është dhe avokat kryesor i serbomadhit Aleksandër Vuçiç duke neveritur bashkëbiseduesit e tij me tualetin që përpiqet ti bëj atij si askush tjetër. 
Me qëndrimin e tij prej vegle të keqpërdorur ai i habiti udhëheqësit e vendeve anëtare të NATO-s duke i dalë zot Aleksandër Vuçiç në samitin e fundit të Aleancës kur shqetësimeve të tyre serioze për rolin e Serbisë si Rusi e vogël në rajon dhe armatosjen e shpejtë të saj me armë ruse dhe kineze si dhe refuzimin nga Beogradi për zbatimin e sanksioneve që Bashkimi Evropian ka vendosur ndaj Serbisë. Në këtë samit presidenti i Kroacisë do të lobonte për Kosovën. Ai deklaroi se “Kam propozuar që Kosova të integrohet, që më në fund të bëhet një shtet i plotë” Kurse Edi Rama nuk do mbështeste këto kërkesa të presidentit të Kroacisë. 

Përkundrazi Rama, kryeministri i kombit, i cili nga viti 1874 gjer në vitin 1999 ka njohur nga serbët disa gjenocide ciklike ndaj tij për habinë e të gjithë të pranishmëve dhe duke i çuditur dhe neveritur ata foli aty sikur të ishte përfaqësues i Beogradit dhe bëri avokatinë e Serbisë dhe serbomadhit Aleksandër Vuçiç, për çka ai fitoi përçmimin dhe gërdinë e audiencës në Samit por edhe falenderimin publik të padronit të tij Vuçiç.

Po kështu vetëm pak ditë më parë Kancelari Scholz vizitoi Beogradin dhe paraqiti publikisht si kërkesë kryesore respektimin nga Beogradi të sanksioneve të Bashkimit Europian ndaj Rusisë.

Menjëherë dhe flakë për flakë Edi Rama, duke sfiduar haptas kërkesat e qarta të Kancelarit Scholz, do hidhej në mbrojtje të padronit të tij Vuçiç duke dëshmuar se mbrojtja e interesave të Serbisë, dhe padroni i tij dhe jo ato të Shqipërisë dhe as të BE janë të rëndësishme për të.

Në intervistën dhënë gazetës Politiko njëra nga mediat me influente në Bruksel dhe Uashington, e cila në klasifikimin e katër viteve më parë do të nxirrte Ramën liderin më të dobët të Ballkanit dhe Evropës ai do të mbronte haptas qëndrimet pro-ruse të Vuçiçit dhe refuzimin nga ana e tij të zbatimit të sanksioneve të BE ndaj Rusisë. 

Në këtë intervistë Rama i thotë gazetarit “Duhet të kuptoni se Serbia është në një pozicion shumë të ndryshëm nga shumë të tjerë, për shkak të historisë së saj, për shkak të lidhjeve të veçanta me Rusinë” Madje ai mendon se respektimi nga Serbia i embargos ndaj Rusisë “Është vetëvrasëse për ekonominë e tyre”. Më poshtë ky vasal mjeran thotë se ai mirëkupton Serbinë dhe Evropa nuk e kupton dhe, po sipas tij, natyrisht në verbërinë e plotë dhe sikur të ishte zëdhënës i Aleksandër Vuçiç paralajmeron Europën se me kërkesën ndaj Serbisë për respektimin e sanksioneve ndaj Rusisë mund të destabilizojë rajonin. Kështu Rama thotë: “Ne ndonjëherë duhet të durojmë me të tjerët dhe të kuptojmë se çfarë po ndodh, përndryshe nuk mund ta mbajmë këtë komunitet të bashkuar për qëllime më të larta dhe më të mira”. Pra sipas Ramës për qëllime më të larta duhet të lejohet Serbia dhe padroni i tij të shkelin embargon dhe të ndihmojnë  kështu Rusinë në agresionin e saj ndaj Ukrainës. Përndryshe, vazhdon ai duke kërcënuar Europën "Presioni i tepruar i Perëndimit ndaj Serbisë është shkatërrues për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor", dhe se “ skenarët e tjerë janë vërtet shumë të këqinj për të gjithë dhe veçanërisht për këtë rajon”. 

Ky kërcënim për konflikt dhe destabilitet të Ballkanit është një akt i vërtet prej skllavi të gatshëm të pohojë çdo gjë dhe për të mbrojtur të zotin e tij. Kjo është mbrojtje e turpshme e Edi Ramës për njeriun që po ndihmon makinerinë vrastare ruse në Ukrainë, e cila dëshmon gjithashtu dyfytyrësinë dhe të tij ndaj agresionit barbar rus dhe luftës për liri të popullit ukrainas.

Të dashur miq, ju ftoj ju dhe çdo shqiptar që ndjehet i tillë të dënojmë bashkërisht këtë qëndrim të hapur anti kombëtar dhe antieuropian të Edi Ramës që ia ka lakmi edhe vetë ultranacionalisti Milorad Dodik, presidenti i Republikës Serbe të Bosnjës dhe që provon në mënyrë të pakundërshtueshme vasalitetin e plotë ndaj Beogradit, tradhtinë e tij kombëtare.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.