Sulmi iranian, kërcënon Izraeli: Do të ketë pasoja të rënda! Po shtyn Lindjen e Mesme drejt përshkallëzimit

Screenshot 10 1 2024 11 35 37 PM

Izraeli zotohet se do t’i përgjigjet ‘fuqishëm’ sulmit me 200 raketa nga Irani mbrëmjen e kësaj të marte.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari ka thënë se Forcat Ajrore izraelite do të “godasin fuqishëm në Lindjen e Mesme” sonte, ndërsa shtoi se ngjarja e sotme do të ketë shumë pasoja.

“Sistemet e mbrojtjes ajrore izraelite dhe amerikane operuan në mënyrë efektive në breshërinë e raketave iraniane. Irani kreu një akt serioz sonte dhe po e shtyn Lindjen e Mesme drejt një përshkallëzimi”, thuhet në deklaratën e Hagarit.

Alarmet ranë në të gjithë Izraelin dhe shpërthime u dëgjuan në Jerusalem, ndërkohë që banorët e Izraelit u udhëzuar të strehoheshin në vende të sigurta.

Shtetet e Bashkuara kishin paralajmëruar më herët për një sulm të mundshëm me raketa balistike iraniane ndaj Izraelit dhe thanë se do të kishte pasoja “të rënda” për Teheranin.

 

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.