Dubai “parajsë fiskale dhe penale”, Artan Hoxha: Shqiptarët e kërkuar lëviznin me makina 800 mijë euroshe

 640 0 6362649c1fa16

Gazetari Artan Hoxha, ka rrëfyer udhëtimin e tij në Dubai dhe takimin me shqiptarët e përfshirë në botën e krimit.

Sipas Hoxhës, shqiptarët që ishin në shumë vende të ndryshme në kërkim për krime të rëndë dhe trafik droge lëviznin të lirë nëpër luksin e Dubait. Gazetari ka theksuar se shqiptarët lëviznin me makina të blinduara dhe luksoze me çmimet që shkojnë nga 200-800 mijë euro.

Hoxha ka theksuar se Dubai njihet si “Parajsa Penale” dhe si “Parajsa Fiskale”, pasi sipas ligjeve të këtij emirati, askush nuk të kërkon llogari se si i ke fituar paratë apo se çfarë të kaluare ke, mjafton që paratë t’i investosh në mënyrë të rregullt.

“Të gjitha parat i investon pa dhënë llogari. Do zbatosh vetëm rregullat e emiratit të Dubait. Shtetësi ata nuk të japin. Shqiptarët lëviznin me mjete të blinduara 200-800 mijë euro.” ka theksuar mes të tjerash Artan Hoxha.

Vendi ynë nuk ka marrëveshje ekstradimi me Dubain dhe sipas gazetarit është pothuajse e pamundur që të arrihet.

Hoxha: Për sa kohë që Dubai do të funksionojë me këtë mënyrë, ne kemi shanse zero për t’i goditur grupet që ndodhen aty. Perspektiva ishte jo optimiste dhe informacioni që ishte aty ishte i nivelit sipëror. Atje mund të merrje vesh jo vetëm për ngjarjet në ndodhin në Shqipëri, por edhe për ngjarjet që do të ndodhin në Shqipëri.

Hoxha: Një gjë që më bëri përshtypje ishte se nuk punonin me karta, por me cash. Kjo do të thotë që askush nuk do t’ia dijë se nga i ke gjetur këto para. Zakonisht krimi i organizuar nuk mban para në bankë. Me atë fuqi që kanë ata atje blejnë jo zgjedhjet lokale që kemi ne këtu…Shqipëria sot, kupolën drejtuese të krimit të organizuar nuk e ka më në Shqipëri. Të gjithë ata që janë në nivele që i njohim, i kemi në kërkim, s’i njohim fare dhe mund të mos i njohim kurrë, janë në Dubai. Ata kanë investuar në Shqipëri dhe kanë lidhje shumë të fuqishme këtu.

/Abcnews

 

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.