Azili në BE, raporti: Shqiptarët, të parët për kërkesa në Ballkan

 Screenshot 1 19 2024 4 11 18 PM
Shqiptarët vazhdojnë të kryesojnë listën e shtetasve nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor që kërkojnë azil në vendet e Bashkimit Europian.

Duke cituar raportin më të fundit të Agjencisë Europiane për Azilin, VOA thotë se vetëm nëntorin e vitit që lamë pas, shqiptarët paraqitën rreth 892 aplikime për azil në vendet e bllokut. Të dytët në listë janë maqedonasit me 711 aplikime, serbët me 507, shtetasit e Kosovës me 281 kërkesa, e pastaj me radhë Bosnja e Mali i Zi, nga i cili rezultojnë vetëm kërkesa të tilla.

Raportet tregon edhe se cilat janë vendet më të lakmuara të BE-së për këtë qëllim: Sipas tyre, prirja e shtetasve nga Ballkani është të kërkojnë azil në Francë, Gjermani dhe Itali. Shqiptarët kanë edhe numrin më të lartë të kërkesave për azil që mbeten në pritje në vendet e Bashkimit Europian për t’u shqyrtuar. Megjithatë, të gjitha kërkesat për azil nga vendet e rajonit  të shqyrtuara në shtetet e BE-së, kanë një nivel tejet të ulët pranimi, theksohet aty.

Më saktësisht, shqiptarët rezulton të kenë vetëm 0,55 % të kërkesave të shqyrtuara që janë pranuar ndërsa asnjë nga vendet ballkanike nuk e kalon 1% të kërkesave të pranuara për azil.

 

LEXO TE NGJASHME

BIZNESE TE REKOMANDUARA

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.