KOPSHTI JONIS
UNAZA E RE, PALLATI DUBRAKU, TIRANË
+355693942184
kopshtijonis@gmail.com
jovanamustafaj@gmail.com
E Hënë 07.00 - 17.00
E Martë 07.00 - 17.00
E Mërkurë 07.00 - 17.00
E Enjte 07.00 - 17.00
E Premte 07.00 - 17.00
E Shtunë 07.00 - 15.00
E Dielë pushim
KOPSHTI JONIS
Edukimi parashkollor i fëmijës është një hap tepër i rëndësishëm, pasi konsiderohet si hapi i parë i madh në pavarësinë e tij, në socializimin dhe njohjen me rrethin shoqëror. Kjo padyshim ndikon që fëmija të fitojë siguri në vetvete, të ndihet i vlerësuar dhe të përgatitet për sfidat e jetës.
Kopshti "JONIS", merr përsipër edukimin bashkëkohor të fëmijëve për formimin e përgjithshëm. Çdo fëmijë është i aftë të mendojë në mënyrë kritike, krijuese e të pavarur, duke respektuar individualitetin, personalitetin dhe prirjet e tij.
Kjo falë zhvillimit të metodave të reja të mësimdhënies dhe projekteve si pjesë e kurrikulës si dhe punës së stafit të kopështit.
Ambjent të bollshëm e komod si dhe me një staf tepër të kualifikuar, gjithashtu ofrojmë siguri,ushqim dhe mbi të gjitha edukim.
Mësimet pasurohen me aktivitete të shumta ku nxënësit e kopshtit për aktivitetet e tyre ndahen sipas grupeve.
Dëshira jonë është që të edukojmë fëmijët tuaj duke u dhënë shumë dashuri, përqafime dhe kujdes të shtuar.
Gjithashtu është kënaqësi e jona që të udhëheqim dhe të ndihmojmë fëmijët tuaj që të zhvillohen dhe të rriten në një ambient unik të veçantë që secili prind e ka ëndërr për fëmijët e vet.
Me ndihmën e edukatoreve të kualifikuara, me program të cilësisë së lartë dhe me një kurrikulë sfiduese, ne shpresojmë që tek fëmijët tuaj të mbjellim tek ata sa më shumë dëshirën e të mësuarit.
Jemi kujdesur posaçërisht që edhe siguria fizike të jetë një prej elementëve më të rëndësishëm. Prioritet i është dhënë disiplinës së personelit dhe vendosjes së rregullave përkatëse të mirë përcaktuara në raste emergjence.
Garantojmë një nivel akomodimi dhe mësimdhënie në standarte të larta duke nxitur aftësitë e fëmijëve në fusha të ndryshme dhe në punën në grup.
Ju mirëpresim
- Çerdhe private
- Kopësht privat
- Parashkollor
- Afterschool nga klasa 1 - 5
- Mesues te kualifikuar
- Logopede
- Balet
- Anglisht
- Eskursione disa here ne muaj
- Mbikqyrje e ambientit me kamer dhe akses nese kerkohet
- Transport ne te gjithe Tiranen