Fabrika ku punonte Bedrie Loka në pronësi të Zaimina Vasjarit, reagon këngëtarja: U përpoqa…

 640 0 659954869d4b0

Këngëtarja e njohur, Zaimina Vasjari ka reaguar për vetëvrasjen e 41-vjeçares Bedrie Loka, e cila la pas katër fëmijë.

Vasjari në mesazhin e saj të ndarë në rrjetet sociale ka bërë me dije se 41-vjeçarja që i dha fund jetës duke pirë fotoksinë ishte një punonjëse e shkëlqyer e kompanisë së saj.

Gjithashtu në mesazhin e saj, Zaimina nuk kursen kritikat as për mediat që e “shitën” lajmin e vdekjes së Bedries si një bullizëm nga ‘Tik Tok’-u dhe neglizhuan dhunën e ushtruar nga bashkëshorti i 41-vjeçares tashmë i prangosur.

“Tani do prehesh në paqe Bedrie. U përpoqa shumë dje të zbardhja historinë tënde nga lajmi i rrem që portalet të përfshinë por për fat të keq askujt nuk i interesoi historia e një gruaje të dhunuar se ndoshta është shumë e dëgjuar por historia e TikTokut do të ishtë një lajm më i klikuar.

Për fat të keq sot dhe lajmi i vdekjes shet pa i interesuar e vërteta. Ti ishe një grua e bukur, e zonje, e fortë, një nga punëtoret më të shkëqyera të kompanisë sonë, e ndershme dhe një një nënë shembullore. Ngushëllime të përzemërta familjarëve”, shkruan Zaimina Vasjari.

 

LEXO TE NGJASHME

BIZNESE TE REKOMANDUARA

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.