I hodhi benzinë në çdo cep dhe më pas i vuri flakën, babai i djeg banesën djalit në Berat

  640 0 65785d7cad33c

Është zbardhur ngjarja e ndodhur gjatë natës në Berat ku një muret e një vile trekatëshe u lyen me benzinë dhe më pas iu vendos flaka, ndërsa brenda banesën ndodhej i ati i pronarit, Shahin Qato.

Mësohet se autori i ngjarjes është vetë 78-vjeçari, i cili dyshohet se i vuri flakën banesës së djalit të tij, Dritan Qato, për motive të dobëta. I moshuari Shahin Qato është proceduar penalisht për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe dyshohet se vuan nga skleroza.

“Nga veprimet proceduralo-hetimore të kryera në vendngjarje, është bërë i mundur identifikimi i autorit të këtij rasti, shtetasit Sh. Q., 78 vjeç, i cili dyshohet se i ka vënë zjarrin gjatë natës, banesës së djalit të tij, shtetasit D. Q., për motive të dobëta”, raportuan uniformat blu.

 Njoftimi i policisë:

I vuri zjarrin gjatë natës, banesës së djalit të tij, për motive të dobëta, procedohet penalisht 78-vjeçari.

Menjëherë pas njoftimit të marrë gjatë natës, se po digjej banesa në pronësi të shtetasit D. Q., në lagjen “30 Vjetori”, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe në bashkëpunim me zjarrfikësit, kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Nga veprimet proceduralo-hetimore të kryera në vendngjarje, është bërë i mundur identifikimi i autorit të këtij rasti, shtetasit Sh. Q., 78 vjeç, i cili dyshohet se i ka vënë zjarrin gjatë natës, banesës së djalit të tij, shtetasit D. Q., për motive të dobëta.

Në përfundim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 78-vjeçarin, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

 

LEXO TE NGJASHME

BIZNESE TE REKOMANDUARA

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.