Sherr me kosore dhe sëpatë, policia jep detaje nga përleshja mes dy familjeve: 2 të arrestuar

 640 0 655c97d290289

Policia ka dhënë detaje nga sherri me spëpatë e kosore mes dy familjeve në Pukë që përfundoi me 3 të lënduar. Sipas uniformave blu, sherri ka ndodhur për motive pronësie dhe gjatë konfliktit kanë mbetur të dëmtuar 55-vjeçari Kol Marku, 36-vjeç Florin Zefi, nëna e këtij të fundit, shtetasja, Bardhe Zefi, të tre banues në fshatin Gjegjan.

Raportohet se Bardhe Zefi mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën. Pas konfliktit janë arrestuar dy persona, Kol Marku dhe Florin Zefi. Gjithashtu, në këtë konflikt dyshohet se është përfshirë edhe djali i 55-vjeçarit, me iniciale K. K. Policia vijon punën për kapjen e tij dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të konfliktit.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmë, për një konflikt mes disa shtetasve, në fshatin Gjegjan, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë kanë kryer veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të këtij konflikti. Në vijim të veprimeve janë arrestuar në flagrancë shtetasit: K. M., 55 vjeç dhe F. Z., 36 vjeç, të dy banues në fshatin Gjegjan, Pukë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas janë konfliktuar për motive pronësie. Nga përdorimi i sende të forta gjatë konfliktit mbetën të dëmtuar këta dy shtetas dhe shtetasja B. Z. (nëna e shtetasit F. Z.), e cila mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, në këtë konflikt dyshohet se është përfshirë edhe shtetasi K. K. (djali i shtetasit K. M.). Policia vijon punën për kapjen e tij dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të konfliktit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

 

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.