Fluturimi u organizua nga Mali i Zi/ Lufta me Hamasin, kthehen në Tiranë 11 shqiptarë nga Izraeli

 640 0 6525243c3810b

11 shtetas shqiptarë kanë udhëtuar mëngjesin e sotëm nga Izraeli për në Shqipëri përmes një fluturimi të organizuar nga Mali i Zi. Qytetarët shqiptarë falenderojnë ambasadën shqiptare në Izrael dhe ministrinë e Jashtme shqiptare për ndihmën që iu kanë dhënë për t’i kthyer sa më parë në atdhe.

Ministria e Jashtme thekson se është në kontakt me ministritë e vendeve të rajonit për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve që kërkojnë të kthehen në vendet e tyre.

“Në këto ditë të veçanta që po kalon Izraeli ishte shumë e vështirë për mua. dhe me ndihmën e ministrisë së Jashtme të Shqipërisë dhe me punën e palodhur dhe me ambasadën shqiptarë në Izrael ne na bënë të mundur që të udhëtojmë drejt Shqipërisë. I falenderoj shumë nga zemra unë dhe familja ime.”, u shpreh një grua.

“Jemi të gjithë shumë të mërzitur dhe të stresuar. Na qan zemra për tragjedinë që ka ndodhur ditët e fundit dhe po e lëmë Izraelin me një dhimbje shumë të madhe në zemër por prapë se prapë duam të falenderojmë nga zemra ambasadën, ministrinë e Jashtme që na ka ndihmuar që të kthehemi në atdhe dhe të kalojmë disa ditë të qeta.”, theksoi një tjetër.

Unë udhëtoj shumë dhe kam kërkuar ndihma nga ambasadat e tjera por ambasada shqiptare këtu në Izrael më ndihmoi shumë dhe po kthehemi për në Shqipëri. Falenderoj ambasadën dhe shtetin shqiptar.“, tha një tjetër.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.