Zjarr masiv në kodrat e Krapsit në Fier, banorët dhe një zjarrfikëse në ‘luftë’ me flakët, ‘përpihen’ 400 rrënjë ulliri

Elbasan zjarri 2 770x433

Një zjarr masiv ka përfshirë mesditën e sotme kodrat e fshatit Kraps, në Fier duke djegur deri tani mbi 400 drurë ulliri, ndër ta edhe ullinj shekullorë.
Banorët e zonës kanë pikasur të parët zjarrin dhe kanë lajmëruar shërbimet zjarrfikëse teksa kanë ndërhyrë me kazma, lopata e degë për të shuar flakët.
Ata pohuan se një automjet zjarrfikës është dërguar tek zjarri dhe po lufton për vënien nën kontroll të flakëve, të cilat të favorizuara nga era e fortë janë përhapur në një sipërfaqe të gjerë.

 

LEXO TE NGJASHME

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.