Unioni i Transportit Publik: Nga e hëna reduktohet numri i autobusëve të transportit publik në Tiranë

 640 0 64c51de5765c2

Unioni i Transportit njofton se duke nisur nga e hëna linjat e transportit publik në Tiranë do të funksionojnë me mjete te reduktuara.

Në një deklaratë, Unioni bën të ditur se shkak për reduktimin e mjeteve të transportit publik në qarkun e Tiranës janë sfidat dhe shqetësimet më të cilat, sipas tyre, janë përballur operatorët e këtij shërbimi së fundmi.

Unioni i Transportit Publik u bën thirrje organeve përgjegjëse që të nisin urgjent një dialog për të adresuar shqetësimet financiare të operatorëve që e ofrojnë këtë shërbim.

‘Unioni Transportit Publik njofton me keqardhje se duke nisur nga dita e hënë shërbimet e Transportit publik në qarkun e Tiranës për të gjitha linjat urbane qytetase do të funksionojë me mjete të reduktuara. Ky vendim vjen si pasojë e sfidave dhe e shqetësimeve të shumta financiare me të cilat operatorët e këtij shërbimi janë përballur këto kohët e fundit’- njofton Unioni i Transportit Publik.

Sipas shoqatës së Unionit të Transportit, pavarësisht përpjekjeve, operatorët e linjave urbane qytetase kanë hasur vështirësi të konsiderueshme në mbajtjen e funksionit të shërbimeve të transportit publik me kapacitet të plotë.

Sipas tyre nuk është marrë asnjë masë parandaluese apo reagim për të zbutur situatën.

‘Mungesa e mbështetjes adekuate dhe e bashkëpunimit të nevojshme e ka bërë të pamundur që në kushtet aktuale të vazhdojmë punën tonë të rregullt me resurse të plotë. Si rrjedhoje, ne jemi detyruar të marrim vendimin e vështirë për të reduktuar mjetet e transportit publik në dispozicion të në qarkun e Tiranës.’- njofton shoqata.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.