“Nuk ka shok si veten”/ Atentati me tritol ndaj zyrtarit të PD, reagon tezja: Na ka shpëtuar djali, është gjë e madhe

 640 0 64356111389d4

Të afërmit e kreu të Grupit të Rithemelimit në Vaun e Dejës Benard Ndreca, kanë folur për mikrofonin e Euroneës Albania, në lidhje me shpërthimin me tritol që ndodhi në automjetin e Ndrecës këtë të martë.

Ata thanë se Ndreca nuk ka pasur probleme me asnjë person, ndërsa shprehen të lumtur që i afërmi i tyre është shëndoshë e mirë.

“Na ka shpëtuar djali është gjë e madhe. Unë jam tezja. Nuk ka pasur probleme me asnjë. Ka qenë i qetë. Nuk ka shok si veten”- thotë tezja e Benard Ndrecës.

Kujtojmë se atentati me tritol u shënua mëngjesin e kësaj të marte në Vaun e Dejës.

Objektiv ka qenë kreu i Rithemelimit në degën e Vaut të Dejës, Benard Ndreca i cili sapo kishte hipur në mjet dhe pranë i ndodhej e ëma. Si pasojë e shpërthimit, nuk ka pasur të lënduar, vetëm dëme materiale çka lë të kuptohet se sasia e tritolit ka qenë e vogël.

Euronews Albania ka siguruar pamjet nga momenti kur dy persona të maskuar kanë vendosur sasinë e lëndës plasëse në mjet si dhe të momentit të shpërthimit.

Benard Ndreca në një prononcim për mediat u shpreh se nuk ka konflikte me askënd dhe se ky është një sulm i hapur politik.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.