E FUNDIT/ Kush do vritej? Lëvizte me armë zjarri në makinë, e pëson i riu në Tiranë

 640 0 642d7077507f7

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 23-vjeçarin M.H., pasi lëvizte me armë zjarri në makinë.

Gjatë operacionit të koduar “Mesnata” gjithashtu sekuestruar një armë zjarri si edhe municion luftarak. Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

NJOFTIMI:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Mesnata”.

Qarkullonte me automjet, i armatosur, vihet në pranga 23-vjeçari.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në inteligjencën informative për një shtetas që qarkullonte i armatosur në Selitë, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Mesnata”.

Si rezultat i tij u arrestua në flagrancë shtetasi M. H., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Në Selitë, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin M. H., dhe gjatë kontrollit të automjetit, gjetën një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.