FOTO/ Ky është “polici i trafikut” që u shtyp nga kamioni në vijat e bardha në Tiranë

 640 0 642c1d29735bf

Një tjetër person humbi jetën sot në Tiranë nga aksidentet. Kamioni përplasi një këmbësor në vijat e bardha në rrugë “Kastrioti” në kryeqytet i cili për pasojë ndërroi jetë. Viktima është identifikuar si Oligert Dika, i cili ishte edhe një personazh i njohur në Tik Tok si “Olsi polici”.

Ai ishte parë shpesh në rrugën ku edhe humbi jetën me jelek si i policisë rrugore dhe tabelë, ku shtirej sikur orientonte trafikun ose ndalonte makinat.

Më poshtë po ju sjellim disa nga videot në rrjetet sociale, Tik Tok që e bënë të riun mjaft të njohur. Policia po heton për rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Kamioni e përplasi për vdekje te vijat e bardha, madje në atë moment ishte me jelekun që mbajnë veshur policët e qarkullimit. Drejtuesi i kamionit është larguar nga vendngjarja.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.