Anila Hoxha zbulon informacione të reja mbi sulmin ndaj TCh: Policia ka shoqëruar ish-dhëndrin e...

 640 0 6422fcad997f1

Gazetarja investigative Anila Hoxha ka dhënë detaje të lidhje me hetimet  për sulmin e kryer ndaj Top Channel.

E ftuar në emisionin “Zona Zero”, me gazetar Thimi Samarxhi, Hoxha deklaroi se nga mënyra e organizimit të këtij sulmi tregon që ka qenë i planifikuar për një kohë të gjatë.

Ajo zbuloi se në polici është shoqëruar dhe ish-dhëndri i viktimës, për t’u marrën ë pyetje.

“Në momentin që kemi një plan, tregon që ngjarja është shtrirë në kohë, është planifikuar mirë.

Targa e vendosur automjetit është vjedhur në vitin 2022. Automjeti po ashtu i vjedhur që në vitin 2020.

Është një automjet tipik që njerëzit kërkojnë kur do kryejnë një krim, një automjet i sigurt, që i mundëson të largohet.

Ndërkohë është zbuluar se një nga disqet e mjetit ishte vendosur së fundmi, sepse ishte ngjyrë kafe.

Nga policia është shoqëruar dhe ish-dhëndri i viktimës për t’u marrë në pyetje", tha Hoxha.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.