Gjoba 40 mijë euro/ Detajet, ja si Ergys Ahmetaj shantazhonte bizneset me mbiemrin “Bajri”
Zbardhen bisedat e zhvilluara në “Snap Chat”, mes dy personave që tentuan të mernin një shumë prej 40 mijë euro tek menaxheri i një biznesi E.Ç.
Ditën e sotme Gjykata e Posaçme SPAK, ka vendosur masën “arrest me burg”, për Ergys Ahmetaj, ndërsa “burg me afat 30 ditor”, për dy të arrestuarit e tjerë, Andi Basha e Gëzim Kusi, të cilët dyshohet se janë pjesë e grupit të gjobvënësve që shiteshin si zyrtarë në Tiranë.
Gjatë kontrollit të banesës së Gëzim Kusit, policia gjeti dhe sekuestroi një shumëprej 89 mijë euro. Ndërsa mes personave të arrestuar gjatë këtij operacioni është dhe shtetasi, Florjan Gjergji, i shpallur në kërkim qysh prej shtatorit 2022 për akuzën e “Mashtrimit”.
Kallëzimi ndaj Ergys Ahmetaj, është bërë fillimisht në datën 11 shkurt 2023 në policinë e Tiranës, nga shtetasi E.Ç., i cili punon pranë një subjekti privat.
Ai thotë se ka komunikuar me numrin e telefonit +35568302XXX i cili i është prezantuar si shtetasi Andi Basha i cili i ka thënë se: “…do vinte ta takonte për porosinë e Tanit prej 40.000 eurosh….”.
Në bisedat që kanë patur me njëri-tjetrin, ky i fundit i ka thënë se porosia ishte e Artan Lames dhe për asgjë më tepër. Aty ky shtetas ka filluar të dyshojë dhe i ka thënë të shkojnë në zyrë për të marrë lekët, si dhe duke marrë shkas nga ngjarjet që kanë ndodhur dhe ishin transmetuar në media, një muaj më parë ka dyshuar se ka rënë pre e mashtrimit.
Në këtë moment ka lajmëruar policinë menjëherë, dhe gjatë kohës që qëndronin ka parë se ky person po fshinte bisedat në aplikacionin "Snap chat" dhe ka konstatuar bisedat "…Shko aty dhe fol i qetë, thuaj më ka dërguar Artani, për atë porosinë, jam këtu tek “Tajvani” përballë…".
Andi i thotë sa kam për të marrë, ndërsa shtetasi Gers Kusi i thotë 40.000 euro. Gersi i përgjigjet që:”…është një i Bajrave nga Shkodra që i vendos…Do ti thotë MRSH-ja. Është shumë killer ai, vë shumë gjoba në Shqipëri…”.
Në bisedë e sipër Andi, i thotë:”…po këto shkodranët, Gersi i thotë që 3000 i merr ai që vjen nga 40.000 domethënë Andi…”.
Kallëzuesi thotë se ka pyetur Andin se kush e ka dërguar dhe i ka thënë se Gers Kusin, e ka shok por pas këtij është Ergys Ahmetaj. Biseda këto të dokumentara me procesverbalin e kqyrjes së celularit të shtetasit Erlad Çaushi.
Në funksion të hetimit ju mor deklarim shtetasve Ergys Ahmetaj, Andi Basha, Gëzim Kusi, Denis Merxhushi dhe Guido Tashi.
Në deklarimin e tij Ergys Ahmetaj ka theksuar se njihet me shtetasin Florjan Gjergji (person ky i shpallur në kërkim për veprën penale "Mashtrim") pasi e ka takuar para rreth 4 (katër) muajsh, në shtetin e Hollandës rastësisht.
Para rreth një jave Florjani, e telefonon dhe i thotë që ai kishte ardhur në Shqipëri dhe janë takuar krejt normalisht te bar "ëhiskey" në zonën e Bllokut.
Me datë 11 shkurt 2023 në mëngjes i ka shkruajtur i thotë nëse mund ti gjejë ndonjë taksist që të marrë një porosi për llogari të tij dhe tja conte atij aty ku do ishte ai, si ky ti jepte kontaktin atij që të lidhej me të për tja sjellë.
Floriani i kishte thënë që personit që do të kryente këtë porosi do ti jepte një kafe për ty prej 500 eurosh. Ai në këto moment me shtetasin Gëzim Kusi i cili është shoku i tij dhe e ka pyetur nëse njihte dikë që jetonte diku afër “Tajvan” dhe i ka thënë se po dhe ka thënë se do ja prezantonte.
Gëzimi i thotë se ky shtetas është Andi Basha, edhe e thërret këtë fundit i cili vjen ti takonte te lokal "Shardi" në zonën e “Myslym Shyri”. Pasi ka ardhur Andi, Floriani i dërgon numrin e celularit 068206XXXX me të cilin do lidhej me Andin.
Pasi lidhi kontaktet me njëri-tjetrin ai ka vazhduar ditën. Më vonë rreth orës 20:00 ka shkuar për të pirë kafe te mulliri me Gëzimin për qef, aty kanë ardhur dy persona që ju prezantohen si punonjës policie dhe i thanë që do vini t’iu marrim në pyetje.
Në momentin që na kanë futur në ambjentet e biznesit, i kanë futur në një ambjent ku ishte dhoma e kamerave ku ishin 6 (gjashtë) shtetas të cilët mendoj se ishin “security”.
Më pas ka ardhur policia, e cila na ka shoqëruar në ambjentet e Drejtorisë së Policisë Tiranë, Ergysi s’qaron se nuk ka qenë në dijeni fare që porosia kishte qenë vlera monetare.
Ndërsa në dëshminë e tij, Gëzim Kusi ka theksuar se me datë 11 shkurt 2023 e ka telefonuar shtetasi Ergys Ahmetaj të cilin e njeh prej vitesh dhe i ka thënë se donte ta takonte.
Pasi janë takuar i ka propozuar për të marrë disa lekë dhe ai nuk ka pranuar por i ka thënë që ai se ka me qejf por mund Shqiptari të të gjej dikë tjetër dhe ne ate moment ka telefonuar shtetasin Andi Basha, i cili pasi ka ardhur ka folur vetë me shtetasin Ergys Ahmetaj.
Ai i ka propozuar të shkoj të marr 40 mijë te biznesi dhe nëse do t'i merrte do ti jepte një pjesë të tyre rreth 4 (katër) mijë euro, por ai nuk ka pranuar dhe i ka thënë të fliste me shokun e tij Andi Bashën nëse do ishte i interesuar.
Ai pasi bisedoi personalisht me të, ka pranuar. Ai nuk i ka thënë arsyen përse duhej t'i merrte këto para, por thjesht i propozoi siç shpjegoi më sipër. Është pyetur Gëzimi lidhur me Florjanin, por ai nuk e njeh këtë person, por e ka dëgjuar nëpërmjet shtetasit Ergys Ahmetaj me pseudonimin “Shkodrani”./OraNews
LEXO TE NGJASHME