Protesta e opozitës, 1100 efektivë planifikohen në terren, instalohen kamera në Bulevard, ja rrugët që bllokohen

 640 0 63e63eb6c4866

Protesta e thirrur nesër nga opozita ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit. Burime nga policia bëjnë me dije për gazetarin Igli Çelmeta se mbi 1100 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH dhe Garda e Republikës, do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës ditën e nesërme, që pritet të nisë në orën 12:00.

Si në çdo protestë, mësohet se do të krijohet kordoni me efektivë policie para Kryeministrisë dhe perimetrit rreth saj. Ndërkohë, në terren do të përfshihen edhe agjentët civilë, për të monitoruar mbarëvajtjen e protestës.

Po ashtu raportohet se dyert e Kryeministrisë pritet të blindohen me veshje metalike. Aktualisht Policia ka instaluar përgjatë gjithë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ kamera me rezolucion të lartë.

Mes të tjerash, segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, duke filluar rreth 1 orë para protestës deri në përfundim të protestës, janë:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.