Vodhi 120 mijë euro bashkë me nënën pastruese në banesën ku punonte, ky është 23-vjeçari i arrestuar (Foto)

Havier Dobi 4

Ky është 23-vjeçari i arrestuar nga policia e Tiranës pas vjedhjes në një banesë ku punonte nëna e tij. Havier Dobi është arrestuar bashkë me nënën e tij Rozeta pasi më 15 dhjetor kanë vjedhur sende me vlerë dhe para cash, që kapin vlerën e 120 mijë eurove në banesën ku 49-vjeçarja punonte si pastruese.

Policia sekuestroi 80 mln lekë të vjetra dhe 2 automjete të blera me paratë e vjedhura pas arrestimit.

Siç shihet nga fotot 23-vjeçari nuk ngurronte të postonte foto të jetës së tij në rrjetet sociale duke u shfaqur me veshje marke e makina të shtrenjta.

Gjithashtu i riu zbulon një tatuazh dedikuar të ëmës ku shkruhet: “Hej mom, ti je dashuria më e madhe që kam”.

Havier Dobi 3

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.