"Inat personal me Berishën"/ Gert Shehu dëshmi para hetuesve, nuk shfaq asnjë shenjë pendese

 640 0 639302967e8cf

Këtë të premte në orën 12:00 do të zhvillohet seanca e parë gjyqësore për Gert Shehun, personin që goditi kreun e PD-së, Sali Berisha.

Prokurori Dritan Nushi pritet të kërkojë për të riun masën e sigursë “arrest me burg”. Ndërkohë që vendimi pritet të merret nga gjyqtari Besnik Hoxha.

Gazetari Eni Ferhati raporton se Gert Shehu do të jetë i pranishëm në seancën e sotme. Para hetueseve 31-vjeçari ka dhënë dëshmi kontradiktore, ku ndër të tjera është shprehur se e goditi Berishën për shkak se kishte inat personal me të.

Në asnjë moment ai nuk ka shfaqur shenja pendese për veprimin që kreu. Nuk dihet nëse prokurori do të ketë të administruara edhe rezultatet e testit të drogës për të riun.

Sakaq, është kërkuar edhe vlerësimi psikologjik për të, pasi dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.