Humbi jetën në duart e policisë, familjarët tërheqin trupin e Lear Kurtit nga morgu

 640 0 635132eb202d3

Familjarët e Lear Kurtit kanë tërhequr trupin e tij të pajetë nga morgu. 32-vjeçari humbi jetën pasi u shoqërua nga policia në komisariat mbrëmjen e djeshme.

Atij i ishte bërë thirrje të ndalonte për kontroll të dokumenteve, por Kurti i ishte larguar policisë vetëm për t’u kapur më pas në rrugën “Don Bosko”.

Gjatë shoqërimit në komisariat gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar papritur dhe është dërguar për në spital me makinën e policisë.

Këta të fundit thanë se 32-vjeçari ndërroi jetë në tek Trauma, deklaratë që më vonë u përgënjeshtrua nga vetë spitali.

“Pacienti me iniciale L.K. ka ardhur pa shenja jete ne spital. Ne raste te tilla spitali Universitar i Traumës njofton Morgun Tiranë dhe me pas procedura per ekspertizen mjekoligjore ndiqet prej tyre”, ka bërë me dije Spitali i Traumës.

Tashmë pritet një përgjigje e ekspertizës për të mësuar shkaqet që çuan në humbjen e jetës, teksa aludimet kanë qenë të shumta, nga kriza epileptike e deri tek dhuna e ushtruar ndaj tij nga efektivët.

Babai i 32-vjeçarit të vdekur, Artur Kurti akuzon policinë për vdekjen e të birit Laer Kurti, pak para mesnatës së kaluar.

Ai ka deklaruar për “TCH” se nuk e ka parë trupin e djalit dhe se ai nuk ka pasur probleme shëndetësore.

 A të kanë kontaktuar autoritetet?

Babai: Cilat autoritete? Ato që e kanë mbytur?! Ku ka ktu shtet. Gjeta ata të shkb-së aty më thanë nuk dimë gjë, kur të bëhen ato… nga ora 10 ose 11 do të të themi.

 Të thanë çfarë ka ndodhur?


Babai: Jo s’më dhanë asnjë përgjigje.

 Ku ishte Laerti?

Babai: Në rrugë të zotit ka qenë o motra ime. Nuk ka qenë asnjë person i rrezikshëm për ta trajtuar në ato lloj formash.

A ka pasur djali yt probleme shëndetësore?

Babai: Jo asgjë. Djali ka qenë 2 metra si luan.

Lear Kurti ndërroi jetë teksa po transportohej nga rajoni i policisë në spital. Në bazë të dëshmisë të punonjësve të policisë Lear Kurti, ka qenë duke lëvizur në rrugën “Riza Cuka” në këmbë vetëm.

Policia i ka kërkuar të ndalojë për verifikim. Ai është larguar me vrap dhe patrulla i është vënë në ndjekje duke e kapur në rrugën “Don Bosko” pranë një marketi. Momenti i ndalimit është i fiksuar në kamerat e sigurisë. Pas prangosjes i ndaluari ka qëndruar në një stol derisa ka mbërritur makina që e shoqëroi. Në momentet e pritjes aty kanë kaluar dhe shokë të tij që kanë komunikuar me policinë për arsyen e ndalimit.

Gjatë rrugës për në komisariat ai ka shfaqur probleme shëndetësore (dridhje dhe nxjerrje sekrecionesh). Pas mbërritjes në komisariat ku po ashtu ka kamera duke parë që gjendja mund të rëndohej deri në mbërritje të ambulancës është transportuar nga vetë policia në spitalin e traumës ku ka mbërritur me puls të dobët dhe pas disa minutash ka ndërruar jetë.

Lear Kurti është fëmijë i vetëm, ndërsa jetonte tek ish-parku i autobusëve. Ka pasur episode të tjera të ndalimit në polici pasi ka qenë përdorues i lëndëve narkotike, sipas policisë.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.