Të futura dhe fshehura në një gropë, zbulohen sa armë e municione u sekuestruan dje te “5 Maji”

 640 0 633e96958bcd0

Zbulohen sa armë e municione u sekuestruan dje gjatë operacionit që zhvilloi komisariati nr 4 në zonën e 5 Majit në Tiranë.

Sipas burimeve, të futura nëpër thasë dhe të fshehura në një gropë se shkurre pranë një blloku pallatesh, u gjetën 73 fishekë luftarak të kalibër të madh.

Reth 150 krëhra që mbajnë fishekë të kalibreve të ndryshëm

-92 pjesë shuli si ato të armës së zjarrit.
-Pjesë armësh automatike.
-1 tytë mitralozi.
-2 pajisje optike për armët

U gjetën 4 targa, nga të cilat 2 ishin anglez,e 1 targë italiane dhe 1 targë plastike shqiptare.

Armët dhe municionet luftarake janë dërguar për ekzaminim në laboratorin e policisë kriminale për të zbuluar nëse janë përdorur ose jo në ndonjë ngjarje kriminale.

U gjetën 4 targa, nga të cilat 2 ishin angleze, 1 targë italiane dhe 1 targë plastike shqiptare. Armët dhe municionet luftarake janë dërguar për ekzaminim në laboratorin e policisë kriminale për të zbuluar nëse janë përdorur ose jo në ndonjë ngjarje kriminale.

Gjatë operacionit nuk është arrestuar asnjë person dhe po punohet për të identifikuar poseduesit që i fshehën armët aty.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.