27 ditë pa gjurmë, Durrësi e Vlora qytetet nga ku mund të jetë zhdukur Vis Martinaj

 640 0 3ed922e1df413960da46eae9eda5ac44

Ervis Martinaj ka 27 ditë që është zhdukur duke lënë pas shumë mister.

Zyrtarisht prokuroria e Kurbinit ka regjistruar një hetim për rrëmbim pas kallëzimit të bërë nga familjarët e tij.

Por për shkak se ai nuk është bërë i gjallë prej 10 gushtit është ngritur dyshimi se ai mund të jetë ekzekutuar.

Kundërshtarët janë të shumta dhe vdekjen e tij e duan disa grupe kriminale rivale ndër vite të Ervis Martinaj.

Pas ekzekutimin të kushëririt Brilant Martinaj sëbashku me Dilen Vatën dhe Arbër Hoxhën në Fushë-Krujë, Ervis Martinaj ka shtuar  prezencën e në Tiranë.

Prej fillimit të gushtit në kamerat e sigurisë në kryeqytet ai shihet herë pas herë.

Gjatë kësaj kohe rezulton e këtë qenë edhe në Vorë, Durrës dhe Vlorë.

Pikërisht kjo është zona ku është fokusuar edhe prokuroria e Kurbinit pasi Ervis Martinaj ka udhëtuar drejt dy qyteteve bregdetare ku ushtrojnë aktivitetin e tyre grupi mjaft të forta kriminale.

hetuesit kanë dyshime që ai të jetë zhdukur në Durrës qytetet në cilin ka filmime ku ai ka qëndruar në një hotel atje.

Ka edhe të dhëna të tjera operative që ai të ketë qenë edhe në Vlorë nga ku mund të jetë zhdukur dhe ky është informacioni i fundit për të.

Mister i madh në të gjithë këtë histori janë edhe paratë të cilat Ervis Martinaj i ka pasur më shumicë për shkak se ka qenë mbreti i basteve sportive dhe lojërave të fatit në Shqipëri prej 2013.

Ndërsa njeriu kyç për zbardhjen e këtij misteri është ish polici Jeton Lami i cili ka shoqëruar drejt Durrësit por edhe në Tiranë Ervis Martinajn para se ai të zhdukej.

Lami aktualisht është i arrestuar për shpërdorim detyre nga prokuroria e Kurbinit./euronews

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.