Çmimi i biletave të transportit publik nuk ndryshon

 transporti publik

Ministrja e  Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballluku  deklaroi sot se qeveria do të vijojë mbështetjen për sektorin e transportit publik për të bërë të mundur mbajtjen të pandryshuar të çmimit të biletave për të gjithë qytetarët.

Balluku tha se mbështetja do të vijojë edhe për muajt gusht shtator, tetor.

“Ashtu siç jeni në dijen ne me aktin 225 kemi përcaktuar një masë kompensimi për të gjitha kompanitë e transportit publik, e cila ka qenë në fuqi deri në muajin gusht. Gjatë kësaj peridhe janë tërhequ 60 përqind e fondit, kjo dhe për shkak të procedurave dhe kushteve që duhen plotësuar. Me aktin e sotëm është marrë vendimi që kjo paketë të vijojë në muajin gusht shtator dhe tetor. Kjo është një paketë që qeveria e ka projektuar dhe e mban në fuqi edhe për tre muajt e ardhshëm dhe nuk do të ketë impakt shtesë në buxhet pasi është parashikuar që në fillimin e vitit në paketën anti-krizë”, tha Balluku.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.