Emrat/ Aksident i rëndë në Rrubik! Humbin jetën tragjikisht dy të rinj, plagoset rëndë një tjetër

BreakingNews 55

Në aksident i rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në në aksin rrugor “Milot – Tuneli Kalimashit”, në vendin e quajtur “Vau Shkjeze”, Rrubik.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 02:30 ku shtetasi Marsel Busho duke udhëtuar në këtë aks rrugor me automjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, ku mjeti është përplasur me mbrojtëset metalike anësore të rrugës.

Për pasojë kanë humbur jetën dy pasagjerët që ndodheshin në mjet, konkretisht shtetasit Marius Çeça 31 vjeç, dhe Denis Gjeta 30 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa drejtuesi i mjetit shtetasi Marsel Busho 35 vjeç, ndodhet në Spitalin e Traumes Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vazhdon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.