11 mijë brenda një viti, rekord divorcesh në Shqipëri

divorcesh në Shqipëri

Rreth 11, 000 çifte kanë bërë kërkesë në gjykatat e vendit për t’i dhënë fund martesës gjatë vitit të kaluar. Kjo është edhe shifra më e lartë rekord e regjistruar ndonjëherë në Shqipëri.

Gjatë vitit 2021 numri i padive për zgjidhje martese shënoi një rritje me 16% në krahasim me 2020, vit i cili pati ulje të numrit të kërkesave për ndarje për shkak të izolimit nga pandemia.

Ndërsa krahasuar me pesë vite më parë rritja e kërkesave për zgjidhje të martesës është rritur më afro 35,6%.

Sipas raportit të Ministrisë së Drejtësisë, numri i padive për zgjidhje të martesës të regjistruara nga gjykatat ka ardhur në rritje nga viti në vit.

Gjatë vitit të kaluar, numrin me të madh të kërkesave për ndarje e pati Tirana, mbi 2,800 të tilla, më pas renditet Durrësi me mbi 1 mijë, dhe në vendin e tretë renditet Elbasani me 971 çështje për zgjidhje martese. Këto janë bashkitë që njëherësh kanë edhe numrin më të lartë të popullsisë në vend.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.