Dështon marrja e masave, tjetër virus i rrezikshëm vjen shumë pranë Shqipërisë

ethet.nili

Ethet e Nilit perëndimor janë shumë pranë Shqipërisë. Mushkonjat të cilat përhapin virusin vdekjeprurës,  qarkullojnë me shumicë në vendin tonë. Këtë vit nuk është bërë dezinsektimi i tyre, pasi dështoi tenderi.

Ndërkohë Italia fqinje është alarmuar për shkak të përhapjes së etheve të Nilit, ku deri më tani janë prekur afro 100 persona dhe pothuajse gjysma e tyre janë në gjendje të rënde, 5 kanë humbur jetën deri më tani.

Virusi i Nilit Perëndimor transmetohet përmes pickimit të mushkonjave dhe zogjve shtegtare. Sa më i madh numri i infeksioneve dhe i mushkonjave në mjedis, aq më e madhe është mundësia e kontaktit me sëmundjen.Virusi i etheve të Nilit shkakton dhimbje të muskujve, temperaturë të lartë shkakton encefalit dhe meningjit deri dhe humbje jete. Ne Shqipëri nuk është identifikuar ende asnjë rast edhe pse në laboratorin e ISHP thonë se janë gatishmëri askush nuk mban përgjegjësi për dezinsektimin e mushkonjave që nuk është bërë.

Zyrtarë të ISHP-së thonë se procedurat për zhvillimin e tenderit për dezinsektimin e mushkonajve kanë nisur që në muajin shkurt të këtij viti pranë Agjensisë së blerjeve të përqendruara pranë Ministrisë së Brendshme me qëllim që në muajin prill të fillonte procesi i dezinsektimit, atëherë kur mushkonjat janë ende larva. Bëhej fjalë për një fond prej 790 milion lekësh. Por për shkak të ankimimeve të bëra nga operatorët  të përfshirë, ky tender që prej 7 muajsh nuk është finalizuar .

Ethet e Nilit, formë e lehtë

temperaturë e moderuar,
ulje të oreksit
të përziera,
dhembje koke,
dhembje sysh,
dhembje shpine,
dhembje muskujsh,
kollë
puçrra,
diarre
nyje imfatike të zmadhuara.

Ethet e Nilit  tek format e rënda

temperaturë e lartë,
encefalit
meningjit
dhembje të forta të kokës,
dobësi dhe paralizë të lehtë,
simptoma gastrointestinale,
konvulsione
puçrra në kurriz, qafë, krahë dhe këmbë,/ Burimi: top-channel.tv/

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.