Parashikimi i motit për ditën e premte

vranesira.kthjellime

Për ditën e nesërme vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të lagështa dhe të qëndrueshme ndikuar nga masat ajrore me origjinë veriperëndimore.

Në këtë mënyrë moti parashikohet fillimisht i kthjellët si dhe alternime vranësirash kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë. Përgjatë relieveve kodrinore – malore në lindje vranësirat hera-herës deri të dendura.

Përgjatë relieve kodrinore – malore në orët e nxehta të ditës (nga orët e mesditës deri ato të pasdites) vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.

Në periudha afatshkurtra dhe në mënyrë të izoluar këto reshje me intensitet deri mesatar në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe rrufe.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim - verilindje me shpejtësi mesatare 1-6m/s, e cila përkohësisht në momentin e zhvillimit të vranësirave në relievet malore si dhe vijën bregdetare dhe lugina fiton shpejtësi deri në 10m/s. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen
në zona malore 19 deri 31°C
në zona e ulëta 19 deri 35°C
në zona bregdetare 19 deri 35°C

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.