I nxehti afrikan mbërthen Shqipërinë, edhe sa ditë pritet të zgjasin temperaturat “përvëluese”

perveluese.nxehtii

I nxehti afrikan që ka përfshirë vendit do të jetë prezent deri në fund të korrikut. Lajmin e bën të ditur meteorologu Hakil Osmani nga Meteoalb. Shqipëria, sipas tij, aktualisht ndodhet në epiqendrën e kësaj vale të nxehti ndërsa termometri në disa zona ka shkuar deri në 42 gradë Celsius.

“Fillimi i javës tjetër do të mbetet nën ndikimin e valëve të të nxehtit afrikan. Parashikohet që termometri të regjistrojë mbi 40 gradë në shumë zona të pjesës së Ultësirës perëndimore, ndërkohë që temperaturat e larta malore do të jenë prezente edhe në verilindje, në zoant si Kukësi, Hasi, Malësia e madhe apo Kopliku.”

Temperatura e larta do të shoqërohen edhe me erë në disa zona ku janë evidentuar vatra zjarri.

“Parametri i erës mbetet problematikë në zonat ku ka zjarre kryesisht në Shëngjin dhe në qarkun e Vlorës ku herë pas here do të kemi intervale kohore 2 ose 3 orëshe të cilat do të sjellin edhe një shpejtësi mbi 45 km në orë, dhe nuk e favorizon situatën, sidomos në orët e vona të mbrëmjes dhe orët e para të mëngjesit”.

Por a është ky korrik më i nxehtë se ai që kaluam një vit më parë? Sipas Osmanit, korriku i këtij viti është më i pranueshëm se një vit më parë. Kjo pasi verën e 2021 patën edhe vlera temperaturash deri në 43 gradë Celsius. Por ajo që është tipike për këtë verë është fakti që valët e të nxehtit kanë qëndruar për mbi 10 ditë.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.