Fillon java e re, temperatura të larta deri në 40 gradë
Gadishull i Ballkanit vijon të ndikohet nga Anticikloni afrikan duke mbajtur temperatrua të larta në territorin të Shqipërisë në fillimin e javës.
25 korrik 2022
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në zonat malore pasdite. Era do të jetë drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdetin e jugut. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë të larta.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 17/38°C
Zona e ulët 15/40°C
Zona bregdetare 22/37°C
Kosova, 25 korrik 2022
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta . Era do të jetë me drejtim Veri -Lindje me shpejtësi 8 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 17°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 33°C -35°C .
26 korrik 2022
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare në zonat malore pasdite. Era do të jetë drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8-10 m/sek në bregdetin e jugut. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë të larta.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 16/35°C
Zona e ulët 18/39°C
Zona bregdetare 22/36°C/ Sipas RTSH
LEXO TE NGJASHME