Pas sulmit kibernetik rikthehet në funksionalitet e-albania, ja cilat shërbime mund të përdorni

e albania.sulm

Të gjithë qytetarët që duan të shkarkojnë dokumente tashmë portali e-Albania i është rikthyer normalitetit dhe është në funksion për 1118, nga 1225 shërbimet elektronike që ofron për qytetarët. Kryeministria bën me dije përmes një njoftimi zyrtar se tashmë mund të gjenerohen sërish nga platforma digjitale, si psh: dokumentet me vulë elektronike - certifikatat e gjendjes civile, vërtetimet tatimore, ekstraktet dhe certifikata e regjistrimit të biznesit, vërtetimet e papunësisë, certifikata e gjendjes gjyqësore (dëshmia e penalitetit), e po ashtu do të mund të aplikohet për regjistrimin në klasën e parë dhe të dhjetë të nxënësve si dhe për shërbimet e regjistrimit të biznesit, etj.

Por për të gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë, portali e- albania, për arsye të larta sigurie, do të bëhet funksional së shpejti.

Ndërkaq AKSHI, së bashku me skuadrën e Microsoft DART (Detection and Response Team) dhe partnerët e “Jones Group International”, po vijojnë punën me intensitet të plotë për t’ju kthyer qytetarëve edhe: Shërbimet e regjistrimeve dhe të ndryshimeve të pronarëve përfitues; Vërtetimin e ndihmës ekononomike, pagesës së paaftësisë së kufizuar dhe kërkesës për të përfituar nga programet e strehimit social; Për shërbimet e rezervimit të takimit për kryerje konsulte e ekzaminimi mjekësor; Për listën e notave dhe vërtetimin e diplomës për studentet që kanë ndjekur Universitetin e Tiranës; Për shërbimet konsullore, për shqiptarët jashtë vendit; Shërbimet e certifikatave të regjistrimit të objekteve të pronësisë industriale; Njehsimin e diplomave dhe certifikatave të lëshuara nga institucionet e huaja; Si dhe për kryerjen e pagesave të ujit dhe energjisë elektrike.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.