Sot është Dita Botërore e Çokollatës: pse ajo është e mirë për zemrën, zorrët dhe rritjen e imunitetit

cokollate.dita.boterore

Çokollata është ushqimi që shumë njerëz, e lidhin me lumturinë. Megjithatë, shpesh mendohet se duhet eliminuar për të pasur një mënyrë jetese dhe dietë të shëndetshme. Por ndryshe nga sa mund ta mendojmë çokollata e zezë ka një listë të gjatë përfitimesh për trupin tonë. Me rastin e Ditës Botërore të Çokollatës e cila bie më 7 korrik, le të zbulojmë përfitimet e çokollatës:

Është e mirë për humorin

 Të gjithë e dinë se çokollata është e mirë për humorin. Kjo për shkak se kontribuon në sekretimin e serotoninës, hormonit të ndjesisë së mirë. Jo vetëm kaq: brenda gjejmë edhe anandamide dhe teobrominë, të cilat mund të kenë një efekt euforik. Nëse përdoret si duhet, duke zgjedhur cilësinë dhe sasinë e duhur, çokollata mund të kryejë funksionin e një antidepresivi natyral. Është veçanërisht e dobishme në menopauzë për të luftuar ndryshimet e humorit. Rekomandohet në mbrëmje, ndoshta e kombinuar me qumësht për osteoporozën. Gjithashtu në mbrëmje është shumë e dobishme për përmirësimin e gjumit, madje edhe në paramenopauzë dhe, në të gjitha grupmoshat, është një moment përkëdheljeje dhe relaksi që ju shoqëron drejt pushimit.

Ndihmon florën bakteriale

Çokollata është një nga faktorët që ndikon në përbërjen e florës bakteriale. Aroma e saj dhe komponime të shumta kimike përftohen nga fermentimi i kokrrës së kakaos, falë veprimit të mikroorganizmave të ndryshëm: baktereve të acidit laktik dhe bifidobaktereve. Këto konsiderohen përbërësit kryesorë me aktivitet antifungal dhe hipokolesterolemik. Ato janë gjithashtu aktivizues të rrugës së sintezës së acideve yndyrore me zinxhir të shkurtër dhe të manitolit, një përbërës i rëndësishëm me aktivitet prebiotik si ushqim për mikrobiotën e zorrëve.

 Forcon sistemin imunitar

Kakaoja që përmban çokollata e zezë është në gjendje të modulojë pozitivisht sistemin imunitar, falë efektit të saj anti-inflamator. Tashmë dihet se kakaoja, nëse përfshihet në doza të kufizuara në dietë, ka një efekt pozitiv në inflamacionin kronik, duke lejuar një ulje të incidencës së sëmundjeve si p.sh., inflamacioni i endotelit, ateroskleroza, sëmundjet degjenerative.

 Është e mirë për zemrën

Çokollata e zezë është e pasur me antioksidantë, si flavonoidet dhe teobromina, të cilat mund të ndihmojnë në mbrojtjen e enëve të gjakut dhe për këtë arsye kanë një efekt pozitiv në sistemin kardiovaskular. Në mënyrë sasiore, ky efekt mbrojtës demonstrohet nëse konsumoni midis 20 dhe 50 gram çokollatë të zezë në ditë. Marrja e dozave të vogla të çokollatës së zezë, pra, ju lejon të ulni presionin e gjakut dhe të reduktoni dëmtimet oksidative për ato me kolesterolin e lartë, falë flavonoideve që përmban.

Kushtojini vëmendje llojit dhe dozave

Përbërësi bazë për çdo çokollatë është i njëjtë: kokrrat e kakaos. Kjo më pas punohet derisa të fitohet një pastë. Në kete pastë shtohen sheqer, qumësht, fruta, arra si bajame, lajthi etj. Të paktën 70% prej këtyre çokollatave të zeza janë sigurisht më të mirat. Së dyti, çokollata e zezë është e mirë për ju, po, por duhet të matet: le të themi që një sasi e saktë duhet të jetë rreth 30-40 gramë në ditë, por sasia varet nga aftësia fizike dhe shëndeti i përgjithshëm i individit.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.