Rriten infektimet me Covid në vend, një paciente humb jetën në 24 orët e fundit

rriten.infektimett

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit në vendin tonë janë kryer 1729 testime, ku kanë rezultuar pozitivë me Covid 619 qytetarë.

Njoftimi i MSH:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1729 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 619 qytetarë, në këto bashki: 327 në Tiranë, 32 në Shkodër, 31 në Durrës, 26 në Fier, 24 në Berat, 21 në Vlorë, nga 20 qytetarë në Kavajë, Sarandë, 12 në Lezhë, 10 në Lushnje, nga 8 qytetarë në Krujë, Elbasan, nga 7 qytetarë në Kamëz, Vorë, Divjakë, nga 6 qytetarë në Mallakastër, Gjirokastër, nga 5 qytetarë në Patos, Himarë, Korçë, nga 4 qytetarë në Kurbin, Përmet, Pogradec, nga 3 qytetarë në Mat, Skrapar, Gramsh, nga 2 qytetarë në Kukës, Shijak, Kuçovë, Poliçan, nga 1 qytetar në Mirditë, Dibër, Roskovec. Janë 3,167 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 21 pacientë.Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetare nga Gjirokastra 83 vjeçe. Janë shëruar 339 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 274,802 që nga fillimi i epidemisë.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.