“Na pa keq”/ Shqiptarët tregojnë pse rrahën për vdekje 42-vjeçarin grek jashtë një lokali

 640 0 62b991e6f3f5c

Dy arrestime janë bërë sot për vrasjen e një 42-vjeçari në Rafinë të Athinës mbrëmjen e së dielës.

Të dy të arrestuarit, sipas raportimeve, janë shqiptarë, por njëri ka nënshtetësi greke. Dimitris Kordas u dhunua nga një grup prej pesë shqiptarësh të dielën në një lokal nate “Sante Rock Bar”.

Sipas asaj që raportojnë mediat në vend, nga dëshmia e dhënë në polici, gjithçka ka nisur për motive banale.

Si duket, ndërsa shkonte në tualet, 42-vjeçari ka prekur një prej tyre dhe i “ka parë egër”.

Dhe më pas, pasi dolën nga lokali, ata e pritën  kur ai doli me të dashurën e tij, dhe e dhunuan për vdekje.

Dy të rinjtë që ndodhen në pranga janë ata që kanë goditur 42-vjeçarin, ndërsa pjesa tjetër e grupit nuk është përfshirë drejtpërdrejt në rrahjen e tij, megjithatë ata janë identifikuar dhe janë në kërkim nga policia.

Autoritetet i arrestuan sipas dëshmive të dëshmitarëve okularë, si dhe në kamerat e lokalit që filmuan automjetin me të cilën u arratisën autorët.

Tashmë, autoritetet do të përpiqen që të zbulojnë se cili nga dy të arrestuarit ka qenë ai që e goditi Kordas në kokë me dorezë hekuri duke i shkaktuar vdekjen. 

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.