Moti sot dhe parashikimi për nesër, 22 - 23 qershor 2022

23qershor22

Gadishulli i Ballkanit vijon të ndikohet nga periferia e presionit të ulët atmosferik dhe masa ajri relativisht të paqëndrueshme, të cilat po ndikojnë pjesërisht vendin tonë. 

E mërkurë, 22 qershor 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura pasdite të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi në veri-lindje. Era do të jetë drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      15/32°C
Zona e ulët          17/35°C
Zona bregdetare  19/33°C

Kosova, e mërkurë, 22 qershor 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 8 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 15°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 28°C -31°C .

E enjte, 23 qershor 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare shtresore deri të dendura pasdite në zonën perëndimore. Në veri do të ketë stuhi lokale Era do të jetë drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      17/34°C
Zona e ulët          19/36°C
Zona bregdetare  22/34°C/ Sipas RTSH

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.