Parashikimi i motit për ditën e shtunë

moti.qershor.parshkimi

Duke filluar nga kjo fundjavë mbi vendin tonë fillojnë gradualisht të depërtojnë masat ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut. 

Në këtë mënyrë për ditën e nesërme moti parashikohet i kthjellët por edhe alternime vranësirash kalimtare të cilat në relievet malore hera-herës do të jenë deri të dendura. Në momentin e zhvillimit të vranësirave në këto zona reshje shiu të izoluara në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra. 

Nga relativisht të njëjta kushte atmosferike vendi ynë do të ndikohet edhe për ditën e Diel. Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash kalimtare më të theksuara në relievet malore në lindje dhe zonën e jugut. Në relievet e larta malore në jug në orët e nxehta të ditës reshje shiu të izoluara në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra.



 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.