Grushte dhe shkelma, sherr brenda Drejtorisë së Doganave, gjakosen drejtorët, shkak prishja e pazareve

auto Drejtoria e doganave tirane1655319640

Sot rreth mesditës, një ngjarje e rëndë është shënuar në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshëm të Doganave.

Zv/Drejtori i Përgjithshëm i doganave Eldi Hoxha dhe Drejtori i Drejtorisë së Antikontrabandës Ilia Bili, janë rrahur me grushta e shkelma, duke krijuar një situatë kaosi dhe paniku tek punonjësit.

Dy zyrtarët e lartë janë sharë e goditur me njëri-tjetrin si dy rrugaçë, duke larë muret e institucionit me gjak. Është dashur ndërhyrja e punonjësve të tjerë të administratës për të qetësuar situatën.

Lajmi është mbajtur konfidencial, por burimet konfirmojnë sherrin e ndodhur mes dy drejtuesve të lartë.

Ende nuk dihen arsyet e kësaj përpjasje mes dy drejtorëve, por të gjitha gjasat janë për prishje të interesave dhe pazarave të shumta./ CNA

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.